Me veshje tradicionale, Era dhe Nora «çmendin» grekët duke uruar festën e flamurit nga Athina!

Showbiz

era nora
Ditën e djeshme shqiptarët anëmbanë botës kanë festuar Ditën e Flamurit. Sigurisht, pjesë e këtyre festimeve janë bërë edhe motrat Istrefi. Pavarëissht vendit ku ndodheshin, ato nuk kanë ngurruar të urojnë bashkatdhetarët e tyre. Era dhe Nora momentalisht ndodhen në Athinë, nga ku kanë bërë edhe urimin e tyre. Të veshura me një plis në kokë, motrat e famshme kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kanë shkruajtur: “Krenare kudo që jemi”! Sigurisht, vetë vendi ku është bërë fotoja, pa analizuar fare veshjen apo simbolin e bërë prej tyre, ka revoltuar jashtmase fansat grekë të Erës.

era nora

Ata kanë shpërthyer në të shara dhe ofendime për dy motrat, që “guxuan” ta bëjnë këtë gjë në mes të Athinës. Ata e kanë cilësuar këtë veprim si provokim nga ana e tyre dhe mungesë respekti për vendin ku ndodheshin. Megjithatë, në anën tjetër të medaljes qëndrojnë fansat shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar akoma më tepër urimin e tyre pikërisht prej faktit që ndodheshin në Athinë. Ata jo vetëm që janë krenarë për motrat dhe “guximin” e tyre, nëse mund t’a quajmë të tillë, por nuk kanë ngurruar as t’u dalin në mbrojtje e duke u kundërpërgjigjur çdo komentuesi grek.