Megan Fox: “Ja çfarë mesazhi më ka dhënë vajza që kam në bark”

Showbiz

megan fox wallpaper megan fox 23130653 1024 768 768x576

Megan Fox dhe vajza e saj, që ende nuk ka lindur, kanë një lidhje që vetëm ato të dyja mund ta kuptojnë. E ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, aktorja foli rreth komunikimit që ka me vajzën e saj, edhe pse ajo nuk ka lindur akoma. “Ti vërtet nuk dëgjon një zë që të flet, por ama dëgjon një “mesazh” që të dërgohet nga fëmija yt. Kështu, ky fëmijë që kam në bark dëshironte që ne të jetonim diku tjetër, prandaj unë ia plotësova dëshirën dhe ne po shpërngulemi në një ndërtesë të re, po në Los Anxhelos, sepse unë e ndiej që është vendi ku fëmija im dëshiron të rritet”,- tha ajo.
Gjithashtu, Fox tha gjatë intervistës që vajza e saj, ende e palindur, është një super gjeni që tani, duke e krahasuar atë me shkencëtarë të njohur si Wernher von Braun dhe Elon Musk.
Sa u përket dy djemve të vegjël dhe mënyrës se si ata po e presin në jetën ardhjen e motrës së tyre, Megan tha se ka filluar t’i përgatisë për këtë pjesë: “Më i vogli thotë se është shumë gallatë që unë do ta ushqej motrën e tij me gji. Ndërsa më i madhi është disi më i tërhequr, megjithatë edhe ai ndihet i gëzuar për ardhjen e re në familje. Sa më takon mua, epo le të themi që unë ua kam marrë dorën shtatzënive tani. Kam që në 2012-n që jam shtatzënë”, – ka thënë ajo duke qeshur.