Meghan Markle thyen një tjetër rregull…

Showbiz

megh rreg

Meghan Markle është një ndër personazhet më të diskutuar të familjes mbretërore, sepse që kur është bërë pjesë e saj ka spikatur për rebelizmin e saj duke thyer një sërë rregullash. Është mësuar se ajo nuk ka pranuar që fëmijën e saj ta sjellin në jetë mjekët gjinekologë, që mbretëresha ka zgjedhur prej vitesh.

meg 1 e1554724050915 600x338
Sipas “Daily Mail”, dukesha nuk dëshiron që fëmija i saj të vijë në jetë nga disa mjekë burra. Kjo ka qenë disi surprizuese, sepse mjekët në fjalë janë më të mirët dhe ata kanë sjellë në jetë tre fëmijët e Kate Middleton. Meghan ka kërkuar që në lindjen e saj të asistojë një mjeke femër dhe të ketë afër njerëzit e saj më të dashur. Burimet thonë se mjekët nuk ndjehen të ofenduar nga vendimi i dukeshës, sepse lindja është diçka shumë personale.