Meghan po që di si ta surprizojë Harry-n. Ja mesazhi i ëmbël i dukeshës

Showbiz

Princ Harry fryn sot 35 qirinj dhe bashkëshortja e tij di të rezervojë gjëra speciale për ditë të veçanta. Ajo ka publikuar një foto të të treve të papublikuar më parë ku princi Harry qëndron përballë Meghan dhe Archie.
Faqja zyrtare e Sussexroyal ka pulbikuar një foto-kolazh të momenteve më të veçanta nga 35 vitet e Harryt, që nga fëmijëria, tek kauzat e tij dhe fotoja e fundit ku shihet si baba. Përbri fotos është bashkëngjitur mesazhi i Meghan:
“Gatishmëria jote ndaj kauzave që u beson thellësisht, më frymëzon çdo ditë. Je bashkëshorti më i mirë dhe baba i mrekullueshëm për djalin tonë. Të duam shumë. Gëzuar ditëlindjen”
Dhe me sa duket ky mesazh i Meghan, zhvendosi vëmendjen nga kritikat që kishin pushtuar së fundi familjen mbretërore sepse dashuria gjithmonë i zbut gjërat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on