Meryem Uzerli më joshëse dhe sensuale se asnjëherë në Instagram…

Showbiz

Aktorja e famshme dhe e shumë pëlqyer Meryem Uzerli nuk është parë më në ndonjë projekt të ri kohët e fundit. Për të marrë vëmendjen që i dhuronte ekrani duket se aktorja ka vendosur të përdorë Instagramin. Në fotografitë e fundit të saj arrijmë të dallojmë se pozat janë disi provokative dhe sensuale.

Aspak ekzagjerim dhe me tepër finesë në “zhveshjen” e saj, Meryem arrin të tërheqë shumë vëmendje nga ndjekësit dhe komente nga më të ndryshmet. Nëse qëllimi ka qenë ky, duhet ta pranojmë se e ka arritur më së miri!