Meryem Uzerli poston një foto duke puthur një fok por fansat i kundërvihen keq

Showbiz

myeryemfoa

Aktorja e njohur e serialit “Mbretëresha e natës” ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto që në pamje të parë duket shumë e bukur. Ajo ndodhet në një park në Dubai dhe ka puthur një fok. “Moment romantik” – shkruan aktorja. Megjithatë, ky postim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj.

“Delfinë, foka dhe të tjerë kafshë që gjenden në pishina apo parqe në vend të oqeanit, është e tmerrshme. Kjo është torturë. Ata i përdorin kafshët vetëm për t’u argëtuar disa minuta.” – ka qenë njëri nga komentet. Por ky nuk është i vetmi. Të tjerë kanë shkruar se Meryem, nëse i do shumë kafshët, as që duhet ta kishte shpërndarë këtë foto. “Këto parqe duhen mbyllur.” – shprehen komentuesit.

Nga ana tjetër, aktorja e njohur ka preferuar të mos replikojë me ndjekësit e saj.