Meryem Uzerli rebelohet ndaj kritikave

Showbiz

Meryem Uzerli, një tjetër emër i njohur i filmave dhe serialeve, i është  përgjigjur komentit  të njërit prej ndjekësve të saj ndërsa ai ishte munduar ta thumbonte lidhur me interesin që ajo kishte treguar ndaj tërmetit me pasoja tragjike.

Komentuesi citonte “Je e pabesueshme! Edhe Hailey Bieber postoi diçka para jush“. Por me sa duket, ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ylli i serialit “Sulejmani i madhërishëm”, dhe ajo nuk e ka injoruar atë, por shumë shpejtë i është përgjigjur “Unë nuk e kuptoj mesazhin tuaj në një kuptim njerëzor! Unë bëra një postim një ditë më parë dhe ne ofruam ndihmën tonë. Atëherë ju mbështesni vetëm mediat sociale sepse nuk e dini se çfarë po ndodh në sfond, në jetën reale. Ju lutem mos i gjykoni njerëzit për shkak të rrjeteve sociale në një situatë kaq tragjike”.

Uzerli nuk është e vetmja që ka qenë në shënjestrën e kritikave në rrjetet sociale. Disa emra të njohur nuk kanë mundur t’i shpëtojnë kritikave të ndjekësve të tyre  në rrjetet sociale me arsyetimin se ‘kanë raeguar pak ose kanë heshtur’ para një tragjedie kombëtare si ajo. Vetëm  kohë më vonë, aktorja e cila kishte publikuar në historikun e saj në instagram disa mesazhe dhe thirrjepër ndihmë, të cilat shoqëronin imazhet dhe videot, në një intervistë pas kësaj, ajo ka shpjeguar se si mund të bëheshin donacione.