Meryem Uzerli, tashmë nis «karrierën» si sportiste!

Showbiz

meryem futboll
Aktorja e njohur, duket se e ka ndarë mendjen që të bëjë veç pushime. Pas periudhës së gjatë në Maldive, destinacioni i radhës për Meryem është Egjipti. Besojmë është e qartë tashmë që as këto pushime, nuk do të zgjasin pak ditë. Për të mos thënë që ndoshta edhe në Egjipt Meryem vendos të rrijë 2-3 muaj siç ndodhi me Maldivet. Jo vetëm kaq, por Meryem duket se ka zbuluar hobin e saj më të ri në Egjipt. Ajo ka filluar luan futboll dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë nëpërmjet një postimi. Pasioni i saj për sportin, e ka bërë Meryem që lojën mos ta konsiderojë thjesht si një kalim kohe. Miqtë e saj me shaka, e konsiderojnë atë si talentin e radhës në futboll.