Murat Dalkiliç zbulon projektin e radhës me postimin prekës!

Showbiz

murat dalkilic
Këngëtari i njohur së fundmi ka qenë tepër i zënë me promovimin e filmit dhe këngës së tij të re. Përtej filmit, i cili nuk rezultoi dhe aq i suksesshëm, të paktën karriera muzikore mendojmë se është në rrugën e duhur për Murat. Së fundmi, ai ka postuar një foto në Instagram, duke kujtuar këngën e tij të parë e cila është publikuar përpara 10 vitesh.

resim 012603GO

“Kjo ka qenë kënga ime e parë. 10 vite më pas, dëshiroj të bëj një album në nder të kësaj kënge por e kam të vështirë. Jo vetëm krijimin, por edhe presionin emocional që ndjej kundrejt këngës që më ndryshoi jetën. Do të jetë e vështirë të zgjedh se çfarë do zgjedh të bëj, por kam besim tek mendimet tuaja,” ka shkruajtur Murat duke iu drejtuar fansave të tij.