Gigi Hadid nuk njihet më! Modelja sqaron situatën e krijuar…

Showbiz

gigi hadid 10

Imazhi i fundit i Gigi Hadid në konverin e revistës “Vogue Italia” u përfol shumë ditën e djeshme. Dhe modelja për të gjithë këtë debat vendosi, që të sqaronte ndjekësit e saj përmes një mesazhi në “InstaStory”. Ajo postoi një foto të vetes duke dalë nga vendi ku u zhvilluan fotot atë ditë dhe thekson sesa e nxirë ishte, për shkak të kremrave që ishin përdorur. Hadid shkruan se, koveri nuk ishte “realizuar në mënyrën e duhur”.

gigi vogue1

“Kjo është një foto e imja duke u kthyer për në shtëpi pas fotografive për Vogue Italia, më 3 prill … mund ta dalloni sa e nxirë dukem atë ditë. Ju lutem kuptoni që kontrolli im në një “photoshooting”, 1.Nuk ekziston në kuptimin e drejtimit krijues, 2.Përfundon plotësisht kur largohem nga seti dhe çdo gjë që bëhet me foton time nuk është plotësisht nën kontrollin tim. Lëkura e nxirë dhe “photoshop”-i është si një stil që S. Klein ka bërë prej vitesh dhe unë besoj se ishte ajo që pritej nga seti, POR e kuptoj se çfarë qëllimi kishte Vogue Italia, por nuk u realizua në mënyrën e duhur dhe shqetësimet e ngritura janë të vërteta. Dua ta trajtoj këtë për të gjitha ata që ishin të ofenduar nga redaktimi/retushimi/ apo ngjyra ime. Ju lutem duhet të dini se gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse kontrolli im për situatën do të ishte ndryshe. Pavarësisht kësaj, dëshiroj të kërkoj falje, sepse synimi im nuk është që t’i zvogëlojë këto shqetësime ose të përfitoj nga dikush tjetër, dhe shpresoj që kjo të jetë një shembull për revistat e tjera në të ardhmen. Ka çështje të vërteta lidhur me paraqitjen në modë – është përgjegjësia jonë t’i njohim dhe të komunikojmë, për të punuar drejt një industrie më të larmishme”.

gigi vogue