Modelja e Victoria’s Secret bëhet nënë për herë të parë!

Showbiz

iman
Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Chanel Iman vetëm pak muaj më parë ndau me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale lajmin se ishte në pritje të ëmbël dhe se së shpejti do të bëhej nënë për herë të parë.

cali

Me sa duket pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe modelja 27-vjeçare lajmëroi mbrëmjen e djeshme se ditën e premte në 10 gusht, kishte ardhur në jetë fëmija i parë i saj me Sterling Shepard.

clay

Një vajzë bukuroshe të cilën e pagëzuan me emrin Cali Clay Shepard.Modelja e bëri lajmërimin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku publikoi edhe foton e parë të saj.

cali clay