Modelja e Victoria’s Secret, dikur ka qenë viktimë e bullizmit!

Showbiz

angels

Përpara se të bëhej e famshme dhe pjesë e Victoria’s Secret, modelja e njohur Shanina Shaik ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të bukur. Në një intervistë me “The Cut”, 27-vjeçarja pranoi se e ka braktisur shkollën si rezultat i ngacmimeve të vazhdueshme dhe talljeve. “Kur isha në shkollë të mesme më tallnin dhe kjo ishte me të vërtetë e vështirë për mua. Ishte një abuzim mendor. Nuk shkova më në shkollë”, tha ajo.Shanina shpjegoi se të jesh në industrinë e modelingut kërkon rezistencë mendore, sepse refuzimi është një pjesë normale e jetës.

shanina

Duke pranuar se ndihet ende e pasigurt si të gjithë, ajo shtoi se tani ndihet mirë me veten dhe ka një grup të gjerë mbështetësish.Shanina, e cila ka prejardhje nga Australia, Lituania, Pakistani dhe Arabia Saudite, ka falënderuar nënën e saj që e ka ndihmuar të kapërcejë kohët e vështira në rininë e saj. Ajo ka sfiluar për Victoria’s Secret që në vitin 2011, dhe që atëherë ka qenë e preferuara e emrave të mëdhenj të modës si Chanel dhe Oscar de la Renta.

Lexoni gjithashtu:  Kendall Jenner flet rreth marrëdhënies me Kylien: Jam treguar e ligë!