John Legend sapo hyri në histori…

Showbiz

john legend

Këngëtari i hitit “All of me” ka qenë mbrëmë i pranishëm në ceremoninë e “Cmimeve Emmy” ku është vlerësuar si fitues për performancën e tij në rolin e Jezu Krishtit në shfaqjen e NBC-së “Superstars Live In Concert”. Por çdo të thotë kjo për artistim? Tani ka statusin e fituesit e një cmimi Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Të jesh i vlerësuar me këto 4 trofe, do të thotë të marrësh statusin EGOT(inicialet e çmimeve të lartëpërmendura) që konsiderohet si vlerësimi më i madh që mund të marri dikush në industrinë e showbiznesit. Kështu Legend i bashkohet një klubi ekskluziv fituesish, me 14 artistë të tjerë të cilët e kanë arritur këtë më parë.

john legend1

Përmendim këtu Whoopi Goldberg, Tim Rice, Mel Brooks apo Robert Lopez. Gjithsesi këngëtari deri tani mban rekordin si më i riu që ka marrë statusin EGOT, duke qenë vetëm 39 vjec. Gjithashtu ai bëhet mashkulli i parë me ngjyrë që e arrin diçka të tillë.Ai u shpreh se është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe që ishte i nderuar jo vetëm se produksioni i projektit të tij të fundit i kishte besuar rolin e Jezu Krishtit por tani puna e tij ishte shpërblyer me këtë çmim. Bashkëshortja e tij, modelja e famshme Chrissy Teigen ishte më krenare se kurrë për Legend duke e quajtur “burri im i mrekullueshëm”. Bravo John për arritjen dhe me sa më shumë këngë si “All of Me” tani e në vazhdim.

Lexoni gjithashtu:Zbulohet bashkëpunimi i radhës i Ledri Vulës!