Shqiptarja e ftuar në eventin e Leonardo Di Caprios

Showbiz

ttttt 1469086877 7519273

Modelja me origjinë shqiptare, e cila jeton dhe punon në SHBA, Tika Camaj, ka qenë mbrëmjen e shkuar e ftuar në eventin e bamirësisë të organizuar nga aktori hollivudian Leonardo Di Caprio në Saint Tropez.
Aktori i cili është edhe themeluesi i “Leonardo Di Caprio Foundation” ka në themel të punës së tij gjetjen e mënyrave për përmirësimin e jetesës dhe mjedisit në tokë. Në këtë event ka qenë të ftuar mjaft personazhe të njohur dhe midis tyre edhe modelja, e cila ka publikuar në rrjete sociale disa momente nga darka. Ajo është shfaqur elegante dhe njëkohësisht mjaft sensuale gjatë kësaj mbrëmje bamirësie.

t1 1469086784 1160191

t2 1469086784 9213748