Modelja tjetër në krahët e Di Caprios

Showbiz

 

screen shot 2016 02 22 at 4 14 27 pm

Tashmë është e ditur nga të gjithë që në listën e Leonardo Di Caprio-s janë vetëm yje të Hollivudit dhe modele.

Kohët e fundit raportohet nga burime pranë aktorit se ai po përjeton një romancë me yllin e Essex-it, Roxy Horner.

“The Sun” bën të ditur se Di Caprio fluturon rregullisht nga njëri cep i globit në tjetrin vetëm për të takuar e kaluar pak kohë me Horner-in. Madje, prestigjiozja britanike shton se Leo ka fluturuar të shtunën nga SHBA-ja në Britaninë e Madhe për të takuar modelen. Ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrin në “club”-in “Tape” e më pas janë larguar drejt “Chiltern Firehouse”, ku të pranishmit aty thonë se Di Caprio dhe Horner janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Paçka se aktori u përfol për një lidhje (që nuk u pranua kurrë) me Rihanna-n, duket se aktori është gjithmonë në “lëvizje”.

Roxy Horner model photos