5 aplikacionet pa pagesë që do t’jua lehtësojnë jetën

Teknologji

bddbb

1. TAB (PËR IOS DHE ANDROID) – “LEXON” FATURAT TUAJA

Ju ka rastisur ndonjëherë që fatura në restorantin ju keni drekuar të jetë e çuditshme, aq sa nuk mund të dalloni totalin që duhet të paguani? Atëherë, shkarkoni aplikacionin “Tab”. Në fillim fotografoni faturën, pastaj programi analizon vetë të gjithë faturën duke e strukturuar në atë mënyrë që ta keni shumë të lehtë edhe ta ndani, nëse jeni disa persona që do ta paguani shumën përfundimtare.

Sa më shumë kalon koha dhe përsoset teknologjia, aq më funksionalë bëhen aparatet celularë në jetën tonë. Por me përdorimin e tyre është rritur gjithashtu edhe nevoja për sa më shumë aplikacione që të mund t’i shkarkojmë lehtësisht dhe t’i përdorim po ashtu lehtësisht. Për këtë arsye janë zgjedhur këto 5 aplikacione që ndoshta nuk e dini që ekzistojnë, por që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë dhe gjithashtu janë pa pagesë.

 

2. HOPPER (PËR IOS DHE ANDROID) – JU GJEN BILETËN ME ÇMIMIN MË TË ULËT

Hopper është një aplikacion që ju ndihmon të gjeni çmimet perfekte për bileta udhëtimi. Fillimisht aplikacioni ju tregon periudhën më të mirë për të fluturuar në një destinacion dhe së dyti ju ndihmon të gjeni kohën e përshtatshme për të gjetur bileta më të lira se zakonisht. Ky aplikacion do t’ju dërgojë edhe njoftime kur çmimet të ulen.

3. GOOGLE PHOTOS (PËR IOS DHE ANDROID) – RUANI TË GJITHA FOTOT

Kapaciteti i memories në telefona është diçka që i bezdis të gjithë. Memoria e telefonit nuk mjafton asnjëherë, sidomos për njerëzit që janë të fiksuar pas fotografive. Google Photos jo vetëm që ju ndihmon të organizoni galeritë e fotografive por edhe do të ruajë automatikisht çdo foto, pa asnjë limit për sa i përket memories.

4. SLICE (PËR IOS DHE ANDROID) – JU NJOFTON PËR PAKOT QË VIJNË NË POSTË

Nëse jeni përdorues i postës dhe blerjeve online, Slice është zgjidhja për ju. Ky aplikacion jo vetëm që do t’ju dërgojë konfirmime të vazhdueshme për të ditur se ku ndodhet pakoja juaj, por do t’ju njoftojë gjithashtu nëse ka zbritje të çmimeve në vendet ku tashmë keni porositur për të blerë online.

5. SNAPSEED (PËR IOS DHE ANDROID) – RREGULLONI FOTOT QË TË DUKEN SI PROFESIONALE

Ky aplikacion ka dy vite që është krijuar, por ka korrur shumë sukses vetëm së fundmi, pasi filtrat dhe rregullimet e tjera që mund t’u bëni fotografive tuaja janë jo vetëm shumë të mira, sepse i bëjnë fotot të duken si profesionale, por edhe shumë të lehta për t’u përdorur.