Gati klipi i Florit dhe Ledrit. Dalin fotot e para…

Showbiz

cdds

Ashtu si çdo vit në fillim të verës, zërat për hitet e reja që do të dalin apo për bashkëpunimet mes këngëtarëve janë të shumtë.

Një ndër këta ‘zëra të pakonfirmuar’ ishte edhe bashkëpunimi mes reperit kosovar Ledri Vula dhe Flori Mumajesit. Epo, tashmë nuk ka më dyshime, thashethemet ia lënë vendin fakteve.

Blitz.al ka siguruar një fotografi nga sheshxhirimet e klipit, ku dallohen qartë disa vajza seksi që me siguri do të jenë pjesë e videos.

Gjithashtu, ky lajm konfirmohet edhe nga balerina Alex Radovic në profilin e saj në Instagram, e cila shprehet se është duke xhiruar videon e re, duke bërë pjesë të postimit pikërisht dy këngëtarët.

Ndërkohë që Flori vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Besa Kokëdhimën për këngën “1 2 3” dhe Ledri pas “Hip-Hop” me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, nga dyshja pritet një këngë tjetër ‘Hit’, ashtu siç vetëm ata na kanë mësuar të dëgjojmë.

Gocat 1

scsd