Mos ndoshta Era sapo zbuloi bashkëpunimin e radhës?

Showbiz

eraaaaaaaaaaaaaaaa

Kohët e fundit karriera për Era Istrefin është vetëm në ngjitje. Këngëtarja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, duke u bërë gjithashtu pjesë e këngës së “Botërori 2018”. Gjatë kësaj periudhe artistja nuk ka ndaluar së punuari fort dhe ndoshta bashkëpunimi i radhës është me këngëtarin Willy William.

Screenshot 13 12 e1539852970783

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’ këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet pranë këngëtarit të hitit “Ego”. Ata ndodhen në një studio muzikore, teksa zëri i Era Istrefit dëgjohet në sfond. Nëse ky do të jetë bashkëpunimi i radhës për Erën, kënga do të jetë një hit i padiskutueshëm.