“Mos u vono të nxitosh o shpirti im”; Klea Huta na konfirmoi shtatzaninë

Showbiz

Prej kohësh në media ishte aluduar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, por ende asgjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht nga ajo! Madje, Elgit Doda, partneri i saj, në daljen e tij publike në “Wake Up” në Top Channel, i pyetur nga moderatorët e emisionit në lidhje me këtë fakt, u shpreh se nuk dinte gjë konkrete! Çka sërish ngriti një hije dyshimi për të gjithë!

Por, vetëm sot, përmes një postimi të pak minutave më parë, bukuroshja shqiptare me dorën tek barku i rrumbullakosur ka konfirmuar kështu pritjen e ëmbël. Madje, përmes statusit ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
“Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, ka shkruar ajo në dixhiturën e fotos, ndërsa shton togfjalëshin “Ne të dy”!