“Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord në Francë

Showbiz

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7” ka përlotur të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe vazhdon të ketë sukses në shumë shtete të botës.

Së fundmi bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit. “Mrekullia në qelinë nr.7” tregon historinë e një babai me probleme mendore dhe vazjës së tij 7-vjeçare që kërkon drejtësinë për të shpëtuar të atin.

Ky film është shpallur më i shikuari edhe në Turqi gjatë vitit 2019. Në të luajnë aktorë shumë të njohur si Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya Aksongur. Filmi i ka lënë mbresa edhe vipave me famë botërore si Georgina Rodriguez, Neymar, Dj Snake, Thalia të cilët publikuar video në rrjete sociale duke ndjekur filmin.