“Mund ta rregullojmë botën së bashku”; Fjalimi prekës i Rihanna-s

Showbiz

Rihanna u vlerësua së fundmi për punën e sa filantropike nga NAACP Image Awards në Pasadena, Kaliforni. Ajo u vlerësua për përpjekjet e vazhdueshmë në ndihmë të fondeve dhe organizatave të bamirësisë, si Raisin Malaëi, UNICEF apo fondacionin Clara Lionel.

Ajo u shpreh:

“Sot s’jemi këtu për mua, sepse çështja është me e madhe se unë. Jam me fat që kam qenë në gjendje të themeloj fondacionin Clara Lionel në vitin 2012. Në ka një gjë që kam mësuar është se mund ta rregullojmë botën së bashku, nuk mund të veprojmë të ndarë. S’kam fjalë për ta përshkruar rëndësinë që të jemi bashkë. Nëse ti ke një problem, nuk është problemi im, por është problemi i një guaje, i një njeriu me ngjyrë, i një njeriu të varfër. Sa prej jush kanë miq dhe kolegë të sekseve të ndryshme, kombësisë, ngjyrës, besimit fetar? Ngrini duart. Epo, është edhe problemi i atyre gjithashtu.”