Bashkëshortja e Lorik Canës, surprizon të gjithë…

Showbiz

monica10
Çifti i njohur janë zhvendosur prej kohësh tashmë në Shqipëri, për të ndërtuar jetën e tyre. Lorik Cana, imazhi i Tring dhe bashkëshortja e tij Monica, janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Shpesh i kemi parë ata në dalje publike së bashku, por “dalja” e tyre publike e fundit, u realizua nga vetë çifti simpatik. Ata kanë bërë një video live në Instagram, ku kanë komunikuar me të gjithë fansat e tyre.

monica2

Midis tyre, ishte dhe një fanse me të cilën Monica është munduar të flasë sado pak shqip. Ka qenë pikërisht Loriku ai që e ka nxitur bukuroshen duke i thënë: “Pse s’po flet shqip?” Menjëherë Monica ka kthyer përgjigje, me shqipen e saj të këndshme të cilën po mundohet ta perfeksionojë dita ditës. “Po fol. Po unë nuk lexoj dot mesazhe në Instagram. Faleminderit për follow, per tutto, për krejt,” ka thënë ajo. Edhe pse ndoshta jo aq e qartë, shqipja e saj është mjaft e këndshme për t’u dëgjuar dhe mbi të gjitha Loriku ia ka dalë mbanë t’i mësojë partneres së tij të komunikojë shqip.

monica