Alina Boz rrëzon çdo thashethem, – Ja kush po e shoqëron në pushime!

Showbiz

Alina Boz, ylli i kinemasë turke që kulmin e suksesit e arriti me personazhin e Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”, bukuroshja me origjinë ruso-turke, është shpesh aktive në rrjetet sociale duke ndarë me fansat çaste nga jeta e saj përtej personazheve që jemi mësuar të shohim në ekran.

Gjatë kësaj vere, imazhet e saj nga plazhe e pishina të ndryshme kanë marrë pëlqime e komente të shumta. Së fundmi, Alina ka hapur zyrtarisht sezonin e pushimeve verore, duke shkuar në Bodrum me Mithat Xhan Ozer, me të cilin janë në një lidhje dashurie prej rreth 3 vjetësh.

Mes lojërash në ujë, sjelljes të përzemërta dhe shoqërisë me miqtë e tyre, duket se kjo verë i gjen ata më të dashuruar se kurrë. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë u përhapën me shpejtësi zëra për një romancë të mundshme mes saj dhe kolegut Burak Deniz, i cili i ka dhënë fund romancës me modelen Didem Sojdan.

Madje, asokohe u përfol se Alina mund të ishte arsyeja, por këto pushime me sa duket i hedhin poshtë këta zëra.