Murat Boz u nda nga Asli Enver por ja çfarë ka bërë ish e dashura e tij e mëparshme

Showbiz

elinjja

Këngëtari dhe aktori turk, Murat Boz ka vijuar pushimet e tij në Cesme. Sipas shtypit turk, Murat është parë duke u argëtuar në një lokal shoqëruar nga shoku I ngushtë Sari Kabadaje. Por më interesantja e historisë është se po në të njëjtin ambient ndodhej dhe ish e dashura e tij Eliz Sakucoglu. Thuhet se Murat nuk e ka përshendetur fare atë, madje e ka shperfillur sikur të mos e njihte.

Dyshohet se Eliz e ka ndjekur Muratin gjatë gjithë pushimeve me qëllim që kur të takoheshin të flisnin, por nuk ia doli. Sipas thashethemeve Murat Boz nuk i flet më ish-it të tij pasi i mban ende mëri për prishjen e lidhjes së tyre 8 vite më parë.

Megjithatë nuk ka zgjatur shumë dhe Eliz ka reaguar ndaj shkrimeve që u bënë për të nëpër portale. Ajo ka folur e irrituar duke mohuar gjithçka.