Na vjen keq, por Fast and Furious nuk do të jetë më i njejti!

Showbiz

fast and
Të njohur në seritë e filmit shumë të dashur për publikun “Fast and Furious”, aktorët Dwayne “The Rock” Johnson dhe Vin Diesel nuk kanë xhiruar së bashku asnjë skenë të filmit. Ata prej dy vitesh nuk flasin dhe nuk takohen me njeri-tjetrin. Dwayne Johnson në një intervistë të ditëve të fundit tha se e ardhmja e tij në ekskluzivitetin “Fast & Furious” mbetet në pikëpyetje pas zënkës së tyre.

fast123

Rikujtojmë këtu nisjen e zënkës së tyre, nga një postim në Instagram ku përmendi një nga kolegët e tij me të cilin nuk i pëlqente të xhironte, nuk vonoi shumë dhe u kuptua që ky ishte Vin Diesel, i cili është edhe regjisori i filmit. Si pasojë Diesel anuloi një skenë të filmit që duhet të xhironin së bahsku me qëllim mos të kishin asnjë takim me njeri- tjetrin.

fast123765274

Ai deklaroi se po punon shumë për filmin, por nuk e dimë nëse do të jetë i pranishëm në të gjitha skenat e filmit ose marrëdhënia me Diesel do të ndryshojë. Gjithashtu, një tjetër aktor i njohur i këtyre serive është edhe Tyrese Gibson, i cili luan në rolin e Roman, ka pohuar publikisht se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri.