PSG, Tucheli më i preferuari për të zëvendësuar trajnerin Emery

Sport

thomas tuchel
As Conte as Allegri. Trajneri i ardhshëm i PSG ka më shumë gjasa të jetë Thomas Tuchel. Sipas amerikanëve të ESPN ish-trajneri i Borussias së Dortmundit ka mundur konkurrencën e italianëve dhe preferohet më tepër nga Al Khelaifi. Kështu është fakt tashmë largimi i Unai Emery-së në fund të sezonit. Edhe pse PSG po shkon drejt suksesit në Ligue1 dhe kupat e Francës, zhgënjimi në Champions League mbetet vula vendimtare për largimin e spanjollit. Tuchel sipas ESPN është në krye të një list-preference të përpiluar nga Al-Khelaifi.Në këtë listë bënin pjesë dyshja italiane Conte-Allegri por edhe Luis Enrique. 44-vjecari nuk është i angazhuar që prej majit të vitit që shkoi. Shumëkush e cilëson Tuchelin njëtrajner me potencial, por që përvoja e tij me Dortmundin u prish nga marrëdhënia e keqe me presidencën.

tuchel2

Plus kësaj incidenti me bombë që pësuan në autobusin e ekipit në çerek-finalet e Championsit vitin e kaluar, ndikoi për keq në atmosferën e skuadrës. Sipas ESPN Presidenti Al-Khelaifi i ka komunikuar Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thanit emrat e propozuar, duke përmendur edhe portugezët Leonardo Jardim dhe Paolo Fonseca. Por aksioneri kryesor i klubit ka votuar pro gjermanit. Kështu një tjetër raportim komplikon edhe më tej merkaton e trajnerëve për këtë verë, kjo pasi më parë Tuchel raportohej në mëdyshje mes Bayernit, Chelsea-it apo dhe Arsenalit.