Chelsea, Hazard i mahnitur nga stili i lojës se trajnerit Sarri

Sport

hzrdd
Në fillimin e Premier League, Eden Hazard u duk se nuk ishte ndër zgjedhjet e preferuara të trajnerit Maurizio Sarri, pasi belgu i niste sfidat nga stoli. Por duket se gjithçka ka qenë lëvizje e trajnerit italian, që prej kohësh shprehet se Hazard është ylli i madh i ‘bluve’ të Londrës. Së fundmi, 27-vjeçari ka shfaqur formë mjaft të mirë, pasi në 4 sfida numëron 2 gola dhe 2 asiste.  Për këtë, belgu falenderon pikërisht trajnerin e tij, stili i lojës i së cilit sipas Hazard ka ndryshuar fytyrën e ekipit.

sarri

“Mua më pëlqen ta kontrolloj topin. Por dua ta bëj këtë në 30 metrat e fundit dhe jo nga gjysmëfusha ime.Më pëlqen ky stil loje, që është krejtësisht ndryshe nga ai i Contes apo Mourinhos. Po luajmë mirë dhe po fitojnë ndeshjet,”-shprehet Hazard. Numri 10 i ‘bluve’ ka edhe një koment për dy afrimet e verës në “Stamford Bridge”, Jorginhon dhe Mateo Kovaçiç. “Ata janë lojtarë të ndryshëm dhe të duhurit për ne. Tani kemi mesfushë të fortë, që nuk na detyrojnë të kthehemi shumë prapa për të marrë topa.” Chelsea i ka fituar të katërta takimet e luajtura deri më tani në Premier League, ku mban kryesimin me pikë të plota së bashku me Liverpool dhe Watford.