“Jemi të vetëdijshëm që na pret një nivel i lartë i futbollit”; Serhiy Rebrov, trajner i Ferencvaros

Sport

“Edhe pse luajmë në fushën tonë, në të vërtetë do të thoja se nuk pres të jetë një ndeshje e lehtë. Jemi të vetëdijshëm që na pret një nivel i lartë i futbollit. Kemi analizuar cdo moment të ndeshjes së parë që luajtëm në Belgjikë. Mund të them se jemi gati edhe për këtë ndeshje, ku përsëri duam të fitojmë. Kam pyetur lojtarët se cilët prej tyre kanë luajtur më parë në fazën e grupeve të Champions League. Vetëm mesfushori Zubkov e kishte pasur një shans të tillë, kur aktivizohej me Shakhtar Donetsk. Për secilin nga neve do të ishte një arritje e jashtëzakonshme të luajmë në një kompeticion, ku do të jenë të pranishme të gjitha skuadrat më të mira të Evropës. Prandaj kemi detyrën të bëjmë edhe këtë sforcim të fundit për të përmbushur më së miri objektivin që i kemi vendosur vetes”.