“Kemi besim për të përballuar edhe këtë sfidë në mënyrë sa më të suksesshme”; Erling Moe, trajner i Moldes

Sport

“Barazimi 3-3 në Norvegji nuk i bën aspak gjërat të lehta. Veçanërisht, në lidhje me taktikën që më duhet të zgjedh për të luajtur dhe për të përballuar me sukses Ferencvaroshin. Ndryshimi është se kundërshtarët tanë nuk duhet të shënojnë me patjetër, ashtu siç duhet të bëjmë neve, madje edhe sa më shpejt. Megjithatë, njësoj si skuadra hungareze, edhe neve vijmë nga 3 ture kualifikuese të kaluara. Dhe gjatë asaj ecurie nuk kemi humbur asnjëherë, prandaj dicka e tillë na jep besim për të përballuar edhe këtë sfidë në mënyrë sa më të suksesshme. Sidomos përmbysja që bëmë në ndeshjen e parë na bën optimist se mund të realizojmë dicka edhe në këtë përballje të radhës”.