Barcelona do shndërrojë duelin kundër Liverpool, në një mozaik ngjyrash!

Sport

Klubi i Barcelonës ka zbuluar ditën e djeshme në ‘Twitter’ mozaikun e madh me të cilin do t’i përshëndesë lojtarët kur të futen në fushë. Janë shitur gjithsej 90,000 bileta për vendasit dhe kartonët për ta do të shpërndahen në stadium.

Mesazhi me të cilin ata do t’i përcjellin lojtarët është “Gati ta ngjyrosim Evropën”.
Ky mesazh është publikuar në faqen zyrtare në ‘Twitter’.
???? Ready to color Europe!
???? Camp Nou will look like this for #BarçaLFC
Kujtojmë se Barcelona është shpallur kampion i Spanjës për herë të 26-të në mesjavë.