“Nuk duhet të ndihemi të vetkënaqur”; Pedro Martins, trajneri I Olympiacos

Sport

“Ajo që më intereson më shumë në këtë ndeshje është rezultati, sepse përkthehet në kualifikimin e fazës së grupeve për ne. Dua të shoh më tepër personalitet nga lojtarët e mi. Skuadra duhet të tregojë se është në nivelin e duhur për të luajtur një takim të tillë. Në sfidën e shkuar pamë disa specifika pozitive nga loja jonë.

Nuk duhet të ndihemi të vetkënaqur. Kemi edhe një tjetër ndeshje përpara dhe do zbresim në fushë ashtu sikurse bëjmë gjithmonë, me personalitet. Do luajmë për të marrë fitore, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin, që janë një ekip me mjaft potencial”.