Ndërron jetë regjisori shqiptar që hyri në botën e Hollivudit…

Showbiz

regji
Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti, ndërroi jetë dje në Kaliforni, SHBA, në moshën 86-vjeçare. Lajmi u publikua fillimisht në rrjetet sociale nga këngëtarja Genta Ismajli dhe gazetari Beqir Sina.Në vitin 2007, në një intervistë për gazetën “Illyria” me Vehbi Bajramin, ai u shpreh se ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave.

genta

Stan Dragotit, njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.