Ndryshime në skenarin e serialit për shkak të Hande Ercel; ja si ka reaguar protagonisti tjetër Tolgahan Saysman

Showbiz

siyahinci

Seriali “Perla e zezë” me protagonistë Hande Ercel dhe Tolgahan Saysman është drejt fundit edhe pse pritej që seriali të zgjaste më shumë. Sipas shtypit turk, arsyeja që seriali do të mbyllet më shpejt është Hande Ercel dhe angazhimet e saj.

Mbrëmjen e kaluar, Tolgahan është parë në shoqërinë e gruas së tij Almeda Abazit në një event. Ndër të tjera, ai është pyetur edhe në lidhje me serialin “Perla e zezë”.

“Nuk mund të komentoj më shumë. Di që skenari është ndryshuar dhe se javën që vjen do të xhirojmë episodet finale” – ka thënë aktori.