Në 30 vjetorin e lindjes, Ermal Fejzullahu mbulohet nga dhuratat luksoze!

Showbiz

ermal dtl
Ermal Fejzullahu festoi mbrëmë një super ditëlindje me miq e familjarë, në një organizim surprizë nga bashkëshortja e tij Ariana. Këngëtarët e njohur si Sabri Fejzullahu, Ledri Vula, Lyrical Son, Kida, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri etj, jo vetëm që ishin të pranishëm por edhe performuan, duke e shndërruar ditëlindjen në një koncert të vërtetë.

ermal 30

Por surpriza nuk mbaroi me kaq, pasi Ermali u kujdes që të tregonte dhuratat luksoze që kishte marrë gjatë natës. Ai pozoi me një super makinë luksoze, e cila besohet se ishte dhurata speciale. Por nuk mbaron me kaq, pasi në bagazhin e saj gjendeshin një lumë dhuratash të tjera nga marka të njohura, që të ftuarit kishin sjellë.

ermal dhurata