Nën hetimin e prokurorisë: Këngëtari shqiptar akuzohet për…

Showbiz

blero11

Nëse flasim për Bleron, e vetmja gjë e cila nuk do na shkonte në mendje është pikërisht kjo. Ndoshta do ishte më normale të dëgjonim për ndonjë reper që të kishte probleme me policinë, por jo. Bëhet fjalë pikërisht për Blero Muharremin.
Së fundmi, është mësuar se ai është nën hetim nga prokuroria. Ky lajm është konfirmuar nga prokurori Atdhe Dema. Por, as prokurori dhe as vetë këngëtari, nuk kanë bërë të ditur shkakun pse ka nisur ky hetim. Përpara dy vitesh, Blero është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe ndoshta bëhet fjalë për mbylljen e gjyqit të atëhershëm. Gjithsesi, kjo nuk është e sigurt.
Vetë Blero nuk ka dashur të komentojë mbi këtë çështje, duke i bërë njerëzit të aludojnë se ndoshta pas këtij hetimi nuk fshihet çështja e mëparshme që ai ka patur me policinë. Edhe pse ai nuk ka dëshirë që kjo gjë të bëhet mediatike, tashmë lajmi është bërë i ditur nga të gjithë. Normalisht, të gjithë janë në pritje të zbulojnë shkakun e vërtetë të këtij hetimi.