Rikthehet spektakli ‘Dancing with the stars’: Konkurentët e parë janë…

Showbiz

dancin
Së shpejti pritet të fillojë spektakli i famshëm “Dancing with the stars”. Spektakli i kërcimit, do të ketë sërish pjesë të kastit personazhet më të njohur të momentit. Dy prej tyre madje, janë zbuluar tashmë. Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë të “Al Pazar”, Donald dhe Romeo Veshaj.

A post shared by Montana AlPazar (@romeoveshaj) on

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Llaka, gjatë intervistës së fundit që ka dhënë. Midis pyetjeve për jetën personale dhe profesionale, ai ka zbuluar edhe këtë detaj për të gjithë fansat e Dancing. “Unë nuk do të jem pjesë e spektaklit, sepse edhe me linjat s’kam lidhje me vallëzimin. Dy djemtë e Al Pazar do të jenë. Nuk e di, se ç’kanë një intrigë tjetër që do të përdoren dyshe,” është shprehur Llakaj.

Për çfarë mund ta ketë patur fjalën vallë? Epo, përsa kohë bëhet fjalë për binjakët, jemi të sigurt që pjesmarrja e tyre nuk do të vijë pa surpriza në këtë kompeticion VIP-ash.

A post shared by Montana AlPazar (@romeoveshaj) on