“Për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet”,-Klea zbulon për herë të parë portretin e Krid!

Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë festuar ditën e djeshme 5 mujorin e lindjes së vogëlushit të tyre, Krid. Me këtë rast ka publikuar një video dhe për herë të parë ka zbuluar edhe portretin e adhurueshëm të Krid.

Në video shfaqet Klea duke luajtur me djalin, ndërkohë që ai qesh me të. Përkrah videos moderatorja ka shkruar edhe disa fjalë shumë të ndjera për të voglin e saj.

“Dje 4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim.“, – ka shkruar Huta.

Ajo ka treguar se pas lindjes së djalit, ndryshoi plotësisht jeta e saj dhe për gjithë këta muaj i ka qëndruar vogëlushit pranë duke mos u ndarë për asnjë moment prej tij. Vetëm javët e fundit asaj i është dashur të shkëputet nga Krid, për shkak të angazhimeve me emisionin më të ri “Këngë Moj”. Megjithatë i vogli nuk mungoi në puntatën e parë, duke i qëndruar pranë mami Kleas pak orë para nisjes së spektaklit.