Merve Bolugur, aspak e kënaqur me projektet që po i ofrohen!

Showbiz

mervebolo8
Aktorja e njohur duket se nuk është në momentin e saj më të mirë profesional. Merve Bolugur duket sikur është shkëputur për pak kohë nga ekrani, por në fakt kjo nuk ka qenë një zgjedhje e saj. Arsyeja pse nuk po angazhohet në projekte, është pikërisht fakti që projektet të cilat i janë propozuar, nuk kanë qenë aspak të përshtatshme për të.

merve bolugu 222107KQ

Sigurisht, kur arrin të bëhesh një aktore e suksesshme, më pas ke mundësinë të përzgjedhësh së në cilat projekte do të marrësh pjesë. Këtë luks, e ka edhe Merve, vetëm se momentalisht është një luks i cili nuk po e ndihmon aspak. Vetëm ditën e djeshme ajo ka refuzuar dy projekte. Pasi ka lexuar skenaret, aktorja ka vendosur se nuk ishin aspak të përshtatshme për të dhe ka hequr dorë.