Bebe Rexha zbulon sa kohë ka që është single: A është normale kjo gjë?

Showbiz

rexhaaa
Bebe Rexha është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare në rang ndërkombëtar. Duket se muzika ka zënë një rol qëndror në jetën e artistes, duke e bërë atë të heq dorë paksa prej jetës private.

rexha bebe

Ajo ka treguar së fundmi në profilin e saj në Twitter se sa kohë ka pa një të dashur. Rexha ka treguar se u bën plot 4 vite që qëndron single.“Nuk kam pasur një të dashur prej 4 vitesh. A është normale? Muzika është i dashuri im. Banale, por e vërtetë,”-shkruan Bebe.Me këtë postim të saj artistja lë të kuptohet se aktualisht ka zgjedhur t’i përkushtohet vetëm karrierës muzikore.

bebewtitewtwt