Berguzar Korel tregohet më e sinqertë se kurrë: Aktorja rrëfen…

Showbiz

beruhzu
Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e njohur ka folur krejtësisht “pa dorashka”, duke rrëfyer kështu plot detaje nga jeta e saj. Një nga këto detaje, është pikërisht fama e saj. Nëse mendoni se ajo po e shijon, e keni gabim. Berguzar, është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte të kishte kaq shumë famë. Dhe si pasojë, nuk e kishte përgatitur veten për atë çka e priste.

berguzar kor 230349UV

“Jam vazhdimisht e vëzhguar, në çdo gjë që bëj. Nëse them që nuk më interesojnë lajmet që qarkullojnë për mua, do të gënjeja. Për këtë gjë, duhet të kem një vetkontroll total në mënyrë që mos t’u jap asnjë arsye paparacëve apo gazetarëve të abuzojnë me emrin tim. Pak a shumë, kam harruar të jem vetvetja dhe fama nuk ka aq shumë vlerë sa brendësia e një personi,” ka thënë ajo.