Vajza e Kim Kardashian nis karrierën si modele në moshën 5 vjeçare!

Showbiz

kim north
Vajza e Kim Kardashian, North West duket se po ndjek rrugën e tezes së saj, Kendall Jenner. 5-vjeçarja bëri debutimin e saj në pasarelë në spektaklin ‘L.O.L Surprise’ në Los Angeles. Veshur me një bluzë të shkurtër të zezë, një xhaketë dhe fund të kuq lëkurë, North dukej e adhurueshme. Veshjen ajo e kishte shoqëruar me disa aksesorë, syze të mëdha dielli dhe një çantë.

north e1537714117209

Sigurisht që në këtë event nuk mund të mungonte Kim Kardashian për të mbështetur vajzën e saj. North nuk ishte e vetmja vajzë e famshme që u shfaq në këtë pasarelë. Vajza e Sara Foster, bija e Busy Phillips dhe dy vogëlushet e njohura të ‘Instagram’-it , Mila dhe Emma morën pjesë në pasarelë. Të gjithë fëmijët mbajtën veshur kostume të dizejnuara nga Simone Harouche, një nga mikeshat e Kim Kardashian.