Nëse nuk u mjafton suksesi i Dua Lipës, emri i saj tashmë bëhet edhe titull kënge!

Showbiz

dua l konc

Këngëtarja suedeze Amanda Winberg, ka publikuar një video për këngën e saj më të re me titull ‘Dua Lipa’. Kjo video është realizuar në Spanjë, ndërsa vetë këngëtarja është e veshur me rroba shumëngjyrëse. Ajo çfarë tërheq më shumë vëmendje ishte titulli i këngës, që ka emrin i këngëtares shqiptare Dua Lipa.

amanda
Amanda është shprehur: “Kënga ka një muzikë ritmike, por dhe pak melalkoni brenda. Kur bie në dashuri e gjej veten midis këtyre dy emocioneve. Dua Lipa është shumë ‘e nxehtë’, shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Mendova: ‘Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa’”.