Nesrin Cavadzade zbulon detaje mbi projektin e ri…

Showbiz

Aktorja Nesrin Xhavadzade është parë në Bebek pak ditë më parë. Ajo tha se ishte shumë e emocionuar që xhirimet e dramës ku ajo është pjesë e kastit kanë filluar dhe po ecin me ritëm të kënaqshëm. Aktorja e quajti këtë projekt shumë të këndshëm dhe tha se po e shijon shumë kohën duke punuar për të. Nesrin foli gjithashtu edhe për partnerin e saj në këtë serial, aktorin Uraz Kajgılarollu për të cilin tha se është tepër bashkëpunues dhe ndajnë një komunikim të mirë së bashku. Personazhi i saj, ende nuk është shfaqur, por aktorja tregoi se është një personazh shumë interesant me të cilin ajo është përshtatur shumë mirë. Ndërsa personazhi që Uraz, interpreton, është një person pozitiv dhe veç të tjerave, Nesrin zbuloi se flokët e tij i pëlqejnë shumë. Ndërkohë qeni i stërvitur për rolin e tij në për këtë projekt, bëri që të shfaqen disa pamje shumë të këndshme dhe argëtuese.