Bebe Rexha i bën dhuratën marramendëse personit të veçantë!

Showbiz

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura, megjithatë ajo asnjëherë nuk e lë pas dore familjen e saj. Së fundmi, Bebe ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku tregon surprizën që i ka organizuar mamasë së saj, për të festuar ditën e nënës.

“Çanta e parë ‘Chanel’ për mamanë. Të dua, meriton 1 milion çanta ‘Chanel’”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa mamaja e saj duket e habitur, por me lot në sy nga emocionet në të njëjtën kohë. “Pse më gënjeve?”, dëgjohet ajo t’i thotë Bebes duke qeshur, teksa hap dhuratën. Kujtojmë se para disa muajsh, Bebe publikoi këngën ‘Last Hurrah’, e cila rezultoi shumë e suksesshëm, ndërsa së shpejti pritet të publikohet albumi i saj i ri.