Nga festa e beqarisë, Afrona ka një mesazh për Bleron

Showbiz

Të gjithë e dimë tashmë se së shpejti Afrona dhe Blero do të martohen. Së fundmi Afrona ka realizuar edhe festën e beqarisë mes mikeshave më të ngushta. Destinacioni që ajo ka zgjedhur është Mykonos në Greqi. Bukuroshja ka publikuar pak foto nga festa me vajzat ku shfaqet e veshur me një ‘body’ dhe vello në kokë. “Së shpejti nuse. Faleminderit stafit të mrekullueshëm për gjithçka. Blero të dua”,-shkruan ajo bashkangjitur fotove.