Nga instagrami në ekranin e kinemasë: Këta janë aktorët turq që u bën të famshëm nga rrjeti social

Showbiz

bodufamje

Fuqia dhe ndikimi i rrjeteve sociale në ditët e sotme është rritur shumë. Ndaj, edhe njerëzit i kushtojnë më tepër rëndësi dhe kohë. Aq e madhe është fuqia e tyre sa nëpërmjet fotove që poston mund të ndryshojë totalisht edhe jeta jote. Kjo ka ndodhur me disa personazhe turq që tashmë janë të famshëm. Ne veçuam 2 prej tyre!

berudud

Berkay Hardal: Berkay-n të gjithë e njohim nga roli i Muratit në filmin “Nusja nga Stambolli”. Mënyra si Berkay e mori këtë rol ishte shumë e thjeshtë. Menaxherja Muzeyyen Karaka u njoh me të duke parë fotot e tij në instagram dhe direkt mendoi se ai ishte i lindur për të qënë pjesë e kinematografisë. Nga disa foto në instagram mund t’ju ndryshojë e gjithë jeta dhe Berkay është shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë.