Nick Jonas i dedikon bashkëshortes një këngë nga albumi i ri

Showbiz

“Jonas Brother” pas 10 vitesh mungesë, kanë lançuar albumin më të ri të tyre me titull “Happiness Begins”. Së fundmi është mësuar se në album ka dhe një detaj shumë romantik nga ana e Nick. Këngëtari i njohur ka pranuar se kënga numër 4, e titulluar “I Believe” i dedikohet partneres së tij, Priyanka Chopra. Ai ka treguar se kënga është një “letër dashurie për bashkëshorten” dhe të gjithë fansat e kanë pëlqyer shumë këtë gjest të tij. Albumi i plotë i grupit “Jonas Brother” erdhi pasi tre vëllezërit publikuan njëherë dy këngë “Sucker” dhe “Cool”, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme. Këngëtarët njoftuan ribashkimin e tyre në shkurt të 2019-tës, gati 6 vit pas shpërbërjes. Fansat e grupit të njohur kanë shprehur në rrjete sociale gjithë lumturinë për këtë rikthim dhe albumin e tyre.