Një konkurs bukurie, krejt ndryshe nga çka jemi mësuar të shikojmë!

Showbiz

misssssssss
Për herë të parë, në një konkurs bukurie, pjesmarrëset nuk do të gjykohen nga pamja. Edicioni i radhës i Miss America, do të heqë dorë përfundimisht nga parakalimet me rroba banje dhe do të mirëpresë vajzat e çfarëdolloj përmase. Drejtoresha e bordit të Miss America, ka bërë publik ndryshimin e strukturës.

misse

“Kandidatet nuk do të gjykohen më nga pamja e jashtme. Janë të mirëpritura vajza e gra të të gjitha përmasave dhe formave. Kandidatet do të ndërveprojnë me jurinë, duke treguar arritjet dhe qëllimet e tyre në jetë. Duhet të tregojnë talentet e tyre, ambicie dhe pasion, për të arritur të rrëmbejnë kurorën. Ndërkaq, edhe kodi i veshjes me fustane mbrëmjesh është hequr. Ato mund të veshin çfarë të duan dhe të përcjellin mesazhe të ndryshme nëpërmjuet veshjeve që do të zgjedhin”, ka thënë drejtoresha.

missi