Një Miqësi për t’u patur zili si ajo e Beren Saat e Kenan Doğulu me Esra Dermançioglu

Showbiz

Çifti i famshëm Kenan Doğulu dhe Beren Saat ishin të pranishëm në në Festivalin e Komedisë në Stamboll dhe u panë të lumtur krahë njëri-tjetrit teksa pozuan përpara paparacëve. Pak ditë pasi këngëtari u vlerësua me çmimin “Ikona e Vitit”, që iu dorëzua pikërisht nga bashkëshortja e tij, edhe një herë tjetër këngëtari, kujtoi emocionet e forta që përjetoi në skenë kur njeriu i zemrës i dedikoi  fjalë të ngrohta dashurie.

Këngëtari u shpreh:  “Jam me shumë fat që kam një person të tillë në krahë! Jam i dashuruar me të dhe do ta shpreh në çdo rast. Falënderime pa fund për atë fjalim aq emocionues“. Më tej ata treguan se ndodheshin aty për të ndjekur interpretimin e mikeshës së tyre, aktores Esra Dermançioglu, me të cilën Saat ndau sheshxhirimin në serialin “Fatmagyl”.

Aktorja e famshme u vlerësoi kolegen e saj me fjalët: ”Esra është një nga shoqet e mia më të afërta.Të gjithë e njohin Esrën, ajo është një person i paparashikueshëm, spontan dhe tepër karizmatike. Gjithmonë të befason! Ndonjëherë reflekton emocione negative e ndonjëherë positive, por është gjithmonë një person shumë i mirë! Mendoj se do të jetë një lojë shumë argëtuese edhe sonte në skenë. Ne jemi shumë të emocionuar për të”. Ajo zbuloi se pas shfaqjes do të vazhdonin mbrëmjen e tyre argëtuese me një festë ditëlindjeje për Esrën.

E pyetur në përfundim të intervistës nëse ndodhej para projekteve të reja në këtë periudhë fundviti, aktorja tregoi se nuk ka asnjë të tillë, rreth të cilit mund të flasë për momentin.