Prag festave të nëntorit, Elton Deda lëshon «bombën» për këngën ‘Kuq e zi’!

Showbiz

elton
Ndërsa këtë fundjavë statuset e shumicës së përdoruesve shqiptarë të rrjetit social Facebook i dedikoheshin ndeshjes Shqipëri-Suedi, edhe kantautori Elton Deda e ka thënë fjalën e tij!Elton Deda nuk është kursyer në komentin e tij aspak të këndshëm dhe jo kundrejt trajnerit apo lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit por i është të referuar këngës “Kuq e zi je ti” me kompozim dhe tekst të Flor Mumajesit. Kënga me nota kuq e zi, u krijua me qëllimin që të kthehej në himnin shoqërues të Kombëtares shqiptare, por jo vetëm.

u2 kuq e zi2

“Mbas humbjes me Whiskey/piresit, dy gjera me qetesojne. Njera veshet dhe tjetra sedren. E para, qe nuk do e degjoj me temen e muzikes se nation league perziere me nje motiv lahute te edituar ne Melodyne qe per hir te se vertetes ishte i keq bere nga kushdo qe e ka marre persiper. E dyta, nuk do kem me brerje ndergjegje per fjalet qe me flisnin shoket e mi per nje “komplot” lojtaresh per Pannucin. Aq e ke takatin. Ska pse merzitesh. Ahh se harrova, degjoni J.S.Bach se ju sheron veshet nga infeksionet rurale”- shkruan kantautori I njohur Elton Deda.Kënga “Kuq e Zi je ti” një krijim i Flor Mumajesit kënduar nga ish-partnerja e tij, këngëtarja Elvana Gjata, u lançua në mars të vitit 2015. Menjëherë pas publikimit, kënga u trumpetua shumë e madje u mirëprit nga tifozët duke u cilësuar atë edhe si “himni i kombëtares shqiptare të futbollit”. Ndonëse statusi i Dedës është një kunjë e qartë ndaj këngës në fjalë, ai nuk ka preferuar të përmend emrin e krijuesit apo të autërëve të këngës.